Grante për Startupe nga Bashkia Shkodër (Faza 1)

🚀 Thirrje për Grante nga Bashkia Shkodër
Bashkia Shkodër shpall thirrjen e hapur “Skemë granti për bizneset inovative”, duke ju ftuar të aplikoni për mbështetje financiare.
Çfarë mbështetet?
🔺ide të reja biznesi me potencial zhvillimi
🔺biznese ekzistuese që synojnë të transformohen në biznese inovative përmes produkteve, shërbimeve apo proceseve të reja.
Kush mund të aplikojë?
🔺Shtetas shqiptarë mbi 18 vjeç
🔺Banues në Bashkinë Shkodër
🔺Persona me ide biznesi ose biznese ekzistuese që kërkojnë inovacion
💰 Vlera e grantit: Deri në 500,000 lekë për aplikim
📄 Si të aplikoni?
Vizitoni faqen zyrtare për informacion të detajuar dhe dokumentacionin e nevojshëm:
https://bashkiashkoder.gov.al/afishime_publike/njoftim-publik/
Afati i fundit (Faza I):
22 Maj 2026, ora 16:00
📧 Për pyetje dhe sqarime:
planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al
