Kalo te përmbajtja
Apliko

Paketa për Student

“Paketa për Student” nga Union Bank është një paketë e dedikuar për studentët që kërkojnë një zgjidhje bankare dhe kushte preferenciale. Si më poshtë një përmbledhje e përfitimeve kryesore:

  • Llogari rrjedhëse Pa komision për hapje, mirëmbajtje dhe mbyllje. Pa kërkesë për balancë minimale.
  • Kartë Debiti MasterCard Contactless Pa komision për lëshim dhe mirëmbajtje vjetore. E përshtatshme për pagesa të shpejta dhe të sigurta.
  • Union Bank Live (Online Banking) Pa komision për përdorim – lehtësi për menaxhimin e financave online.
  • Kredi konsumatore për studime 1% zbritje nga norma standarde e interesit – ndihmon në financimin e tarifave shkollore.
  • Pagesa e tarifës shkollore Vetëm 50 Lekë nga sporteli/Zero komision nëpërmjet Union Bank Live.

Për më shumë informacion lexoni kushtet dhe përfitimet që përmban Paketa për Studentë.

Avantazhet si Kartë Debiti

Lehtësi dhe siguri në menaxhimin e fondeve në Llogari Rrjedhëse.

Menaxhoni me lehtësi llogarinë dhe shpenzimet tuaja me Kartën e Debitit Mastercard. Kjo kartë duke u lidhur drejtpërdrejt me llogarinë tuaj bankare, ju lejon të bëni pagesa në dyqane, online apo të tërhiqni para në ATM – në çdo kohë dhe kudo në botë.

Karta e debitit Mastercard është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm e cila ju ofron teknologji të avancuar sigurie për blerje kudo në botë dhe thjeshtësi në përdorim edhe direkt nga telefoni juaj.

Karakteristikat kryesore

Afati i vlefshmërisë1–3 vite
Komision mirëmbajtje vjetor0 Lekë / Euro
Komision aplikimi0 Lekë / Euro
Komision për përdorim në POS (brenda vendit)0 Lekë / Euro
Komision për përdorim në POS (jashtë vendit)0 Lekë / Euro
Komision për përdorim online0 Lekë / Euro
Komision për tërheqje në ATM të Union Bank0 Lekë / Euro
Komision për depozitë në ATM0 Lekë / Euro
Mundësi për lidhje me më shumë se një llogariPo
Përdorim ndërkombëtarPo – në ATM, POS dhe Online
Shtohet në Google PayPo
Përdoret për pagesa në PayPalPo
Personalizim i limiteve të përdorimitPo (me kërkesë të klientit)

Pyetje të shpeshta

A ka komisione mujore apo vjetore për kartën?

Jo, për Kartën nuk aplikohet komision vjetor apo mujor.

Ju paguani vetëm komisionin e lëshimit/rinovimit (500 Lek / 5 Euro) një herë në tre vite për kartën e debitit standard MasterCard, nëse vendosni të vijoni marrëdhënien me bankën si klient standard dhe falas nëse jeni pagamarrës.

Cili është dokumentacioni që kërkohet?

Kartë Identiteti/Pasaportë – Në momentin e tërheqjes së kartës në sportelet e Union Bank.

Privatësia juaj ka rëndësi

Platforma menaxhohet nga Bashkia Shkodër. Të dhënat tuaja përdoren ekskluzivisht për funksionimin e Kartës së Studentit dhe mbrohen me standardet më të larta të sigurisë.