
EduLabs – Vera aktive tek Atelie
EduLabs është një program veror pranë Qendrës Rinore “Atelie”, i krijuar për të rinjtë që duan ta kalojnë verën në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.
Përmes kurseve dhe laboratorëve të ndryshëm, të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë, të krijojnë, të bashkëpunojnë dhe të shprehin talentin e tyre në një ambient miqësor dhe motivues.
Çfarë ofron EduLabs?
Muzikë & Kërcim
Aktivitete artistike që sjellin energji, ritëm dhe argëtim.
Stilim & Handmade
Hapësirë për imagjinatë, punë krijuese dhe ide të reja.
Yoga
Momente qetësie, mirëqenieje fizike dhe emocionale.
Klubi i Librit
Një hapësirë për lexim, reflektim dhe diskutim mes të rinjve.
Facilitim & Wikimedia
Aktivitete që zhvillojnë komunikimin, mendimin kritik, punën në grup dhe përdorimin kreativ të informacionit të hapur.
Pse të marrësh pjesë?
EduLabs të jep mundësinë të krijosh eksperienca të reja, të njohësh njerëz të rinj dhe të zhvillosh aftësi të dobishme për jetën personale dhe sociale.
Atelie kthehet këtë verë në një pikë takimi për ide, talent dhe energji pozitive.







