Si funksionon karta
Funksionet e Kartës
Karta e Studentit Shkodër — e thjeshtë, digjitale, e shpejtë
Karta është 100% digjitale dhe funksionon direkt nga telefoni. Mjafton ta kesh me vete dhe përfiton zbritje, mundësi, aktivitete dhe më shumë.
4 hapa super të thjeshtë
- Regjistrohu Plotëso formularin me të dhënat bazë dhe verifiko statusin studentor.
- Merr kartën digjitale Karta shfaqet në profilin tënd — gati për përdorim menjëherë.
- Skano / Paraqit Në bizneset partnere mjafton ta paraqesësh (ose ta skanosh) për të përfituar.
- Shfrytëzo mundësitë Puno, mëso, angazhohu: punësim, kurse, vullnetarizëm, aktivitete dhe startup.
E sigurt & e kontrollueshme Karta verifikohet lehtësisht nga biznesi — pa keqpërdorime.
* Nëse je biznes/partner dhe do të bashkëpunosh, shko te seksioni “Bashkëpuno me ne”.
Çfarë të jep karta?
- Zbritje & oferta në shërbime private/publike në Shkodër.
- Mundësi punësimi dhe internship-e nga partnerët.
- Aktivitete të Bashkisë — evente, trajnime, njoftime të rëndësishme.
- Vullnetarizëm në iniciativa komunitare dhe projekte sociale.
- Kurse & zhvillim për aftësi praktike dhe karrierë.
- Mbështetje për startup — mentorim, orientim, programe mbështetëse.
- Zëri yt — sugjerime që trajtohen dhe marrin përgjigje.
Pyetje të shpeshta
Të duhet ndihmë? Ja më të shpeshtat
A është karta fizike?
Po. Gjithashtu është 100% digjitale dhe përdoret direkt nga telefoni.
Si e përdor te bizneset?
Thjesht e paraqet kartën digjitale (ose e skanon, sipas rastit) dhe aplikohet oferta.
Po nëse dua të jap një sugjerim?
Hyr te “Zëri yt” dhe dërgo idenë. Do marrësh përgjigje nga Bashkia Shkodër.
Nuk gjete çfarë kërkoje? Na kontakto dhe do të të ndihmojmë sa më shpejt. Na kontakto
