Funksionet e Kartës
Si funksionon karta
Karta e Studentit Shkodër — e thjeshtë, digjitale, e shpejtë
Karta është 100% digjitale dhe funksionon direkt nga telefoni. Mjafton ta kesh me vete dhe përfiton zbritje, mundësi, aktivitete dhe më shumë.
4 hapa super të thjeshtë
1
Regjistrohu
Plotëso formularin me të dhënat bazë dhe verifiko statusin studentor.
2
Merr kartën digjitale
Karta shfaqet në profilin tënd — gati për përdorim menjëherë.
3
Skano / Paraqit
Në bizneset partnere mjafton ta paraqesësh (ose ta skanosh) për të përfituar.
4
Shfrytëzo mundësitë
Puno, mëso, angazhohu: punësim, kurse, vullnetarizëm, aktivitete dhe startup.
✓
E sigurt & e kontrollueshme
Karta verifikohet lehtësisht nga biznesi — pa keqpërdorime.
* Nëse je biznes/partner dhe do të bashkëpunosh, shko te seksioni “Bashkëpuno me ne”.
Çfarë të jep karta?
- Zbritje & oferta në shërbime private/publike në Shkodër.
- Mundësi punësimi dhe internship-e nga partnerët.
- Aktivitete të Bashkisë — evente, trajnime, njoftime të rëndësishme.
- Vullnetarizëm në iniciativa komunitare dhe projekte sociale.
- Kurse & zhvillim për aftësi praktike dhe karrierë.
- Mbështetje për startup — mentorim, orientim, programe mbështetëse.
- Zëri yt — sugjerime që trajtohen dhe marrin përgjigje.
Pyetje të shpeshta
Të duhet ndihmë? Ja më të shpeshtat
A është karta fizike?
Po. Gjitashtu është 100% digjitale dhe përdoret direkt nga telefoni.
Si e përdor te bizneset?
Thjesht e paraqet kartën digjitale (ose e skanon, sipas rastit) dhe aplikohet oferta.
Po nëse dua të jap një sugjerim?
Hyr te “Zëri yt” dhe dërgo idenë. Do marrësh përgjigje nga Bashkia Shkodër.
@
Nuk gjete çfarë kërkoje?
Na kontakto dhe do të të ndihmojmë sa më shpejt.
