
Paketa për Student
“Paketa për Student” nga Union Bank është një paketë e dedikuar për studentët që kërkojnë një zgjidhje bankare dhe kushte preferenciale. Si më poshtë një përmbledhje e përfitimeve kryesore:
- Llogari rrjedhëse Pa komision për hapje, mirëmbajtje dhe mbyllje. Pa kërkesë për balancë minimale.
- Kartë Debiti MasterCard Contactless Pa komision për lëshim dhe mirëmbajtje vjetore. E përshtatshme për pagesa të shpejta dhe të sigurta.
- Union Bank Live (Online Banking): Pa komision për përdorim – lehtësi për menaxhimin e financave online.
- Kredi konsumatore për studime:1% zbritje nga norma standarde e interesit – ndihmon në financimin e tarifave shkollore.
- Pagesa e tarifës shkollore: Vetëm 50 Lekë nga sporteli/Zero komision nëpërmjet Union Bank Live.
Për më shumë informacion lexoni kushtet dhe përfitimet që përmban Paketa për Studentë
Avantazhet si Kartë Debiti:
Lehtësi dhe siguri në menaxhimin e fondeve në Llogari Rrjedhëse.
Menaxhoni me lehtësi llogarinë dhe shpenzimet tuaja me Kartën e Debitit Mastercard. Kjo kartë duke u lidhur drejtpërdrejt me llogarinë tuaj bankare, ju lejon të bëni pagesa në dyqane, online apo të tërhiqni para në ATM– në çdo kohë dhe kudo në botë.
Karta e debitit Mastercard është zgjidhja ideale për përdorim të përditshëm e cila ju ofron teknologji të avancuar sigurie për blerje kudo në botë dhe thjeshtësi në përdorim edhe direkt nga telefoni juaj.
| Karakteristikat Kryesore | |
| Afati i vlefshmërisë | 1 deri 6 vite sipas ciklit të studimeve |
| Komision mirëmbajtje vjetor | 0 Lekë/ Euro |
| Komision Aplikimi | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim në POS (brenda vendit) | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim në POS (jashtë vendit) | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për përdorim Online | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për tërheqje në ATM të Union Bank | 0 Lekë/ Euro |
| Komision për depozitë në ATM | 0 Lekë/ Euro |
| Mundësi për lidhje me më shumë se një llogari | Po |
| Përdorim ndërkombëtar | Po – në ATM, POS dhe Online |
| Shtohet në Google Pay | Po |
| Përdoret për pagesa në PayPal | Po |
| Personalizim i limiteve të përdorimit | Po (me kërkesë të klientit) |
Pyetje të shpeshta
A ka komisione mujore apo vjetore për kartën?
Jo, për Kartën nuk aplikohet komision vjetor apo mujor.
Ju paguani vetëm komisionin e lëshimit/rinovimit (500 Lek / 5 Euro) një herë në tre vite për kartën e debitit standard MasterCard, nëse vendosni të vijoni marrëdhënien me bankën si klient standard dhe falas nëse jeni pagamarrës.
Cili është dokumentacioni që kërkohet?
Kartë Identiteti/Pasaportë – Në momentin e tërheqjes së kartës në sportelet e Union Bank.
